Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përballja Fury-Usyk, zbulohet data e re

NULL NULL
14.11.2023 23:49

Ndeshja e Tyson Fury kundër Oleksandr Usyk për titullin e peshave të rënda do të zhvillohet më 17 shkurt.

Përplasja në Riad në Arabinë Saudite, ishte parashikuar më herët për 23 dhjetor, raporton ESPN, transmeton Klankosova.tv.

Sidoqoftë, ajo datë duhej të shtyhej pasi Fury mori një tronditje nga Francis Ngannou më 28 tetor.

“The Gypsy King” u nokatua nga legjenda e MMA dhe u largua me një sy të zi përpara se të fitonte në mënyrë kontroverse me vendim të gjyqytarëve.

Usyk ishte i pranishëm në atë meç, dhe më pas u takua me Furyn në ring pasi ata konfirmuan se do të përballeshin për titujt e padiskutueshëm të botës në peshat e rënda WBA, WBC, IBF dhe WBO.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.