Përballja e radhës e Salih Mustafës në Speciale, pritet në muajin dhjetor NULL NULL 28.10.2020 17:37 28.10.2020 17:37 Ka përfunduar seanca e kësaj të mërkure ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë. Aty, Mustafa është deklaruar i pafajshëm ndërkohë ka mbajtur edhe një fjalim para gjykatësit, përcjellë Klan Kosova. Sot po ashtu është vendosur që konferenca e radhës rreth ecurisë së kësaj çështje të mbahet në muajin dhjetor. Salih Mustafa, ish-epror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është deklaruar i pafajshëm në sallën e gjyqit në Hagë, për të gjitha pikat me të cilat akuzohet. Para se të deklarohet i fajshëm apo i pafajshëm, Mustafa ka bërë një deklaratë para gjykatësit të procedurës paraprake, përmes se cilës kërkoi që të hetohen, siç tha ai, krimet serbe të kryera ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 8 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 16 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day