Perandori japonez Naruhito zyrtarisht ngjitet në fron me një ceremoni antike NULL NULL 22.10.2019 09:40 22.10.2019 09:40 Perandori i Japonisë Naruhito ka shpallur zyrtarisht ngritjen e tij në fron në një ceremoni të madhe. Perandori 59 vjeçar filloi zyrtarisht mbretërimin e tij në maj pas abdikimit të babait të tij, Perandorit të atëhershëm Akihito, njofton Klan Kosova. Por, pas një seri ritualesh tradicionale brenda pallatit perandorak në Tokio, ngjitja e tij tani është zyrtarizuar. Ceremonia po bëhet derisa Japonia po përballet nga efektet e Typhoon Hagibis, i cili la të vdekur gati 80 njerëz. Një paradë festimi u shty në respekt të viktimave dhe familjeve të tyre. “Betohem se do të veproj në bazë të kushtetutës dhe do ta përmbush përgjegjësinë time si simbol i shtetit dhe unitetin e njerëzve,” tha ai, sipas një përkthimi të Reuters. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.