Për vithe më të bukura NULL NULL 06.05.2015 10:11 06.05.2015 10:11 Prapanica në ditët e para të pranverës do të del nga palltoja e dimrit, kurse femrat qysh tani kanë kokëdhembje për fustanet, apo bluzat që duhet të veshin. Që forma e saj të jetë e mirë, ja disa këshilla: Filloni të qarkulloni nëpër shkallë, kurdo që keni mundësi. Mos i shfrytëzoni ashensorët dhe shkallët lëvizëse. Në jetën e përditshme nuk ka ndonjë ushtrim më të mirë për prapanicën se sa shkallët. Qëndroni në pozitën gatitu, lehtë përkuluni në gjunjë, dhe përsëri ngrihuni. Uluni dhe i shtrini duart në pjesën e jashtme të gjunjëve, pastaj me ndihmën e duarve i shtyni gjunjët drejt njëri-tjetrit, kurse në ndërkohë rezistoni që gjunjët të mos preken në mes vetes. Në mbrëmje përballë televizionit vëni jastëkun ndërmjet gjunjëve dhe nisni ta ndrydhni fort. Edhe muskujt e këmbëve duhet t’i shtangoni. Mundohuni që këtë pozicion ta mbani sa më gjatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.