Për të shmangur krizën energjetike, gjermanët po përdorin më shumë gaz NULL NULL 06.10.2022 22:26 06.10.2022 22:26 Gas kitchen stove cook with blue flames burning. Panel from steel with a gas Gjermanët kanë rritur përdorimin e gazit, për të shmangur një emergjencë të mundshme të energjisë këtë dimër, paralajmëroi këtë të enjte, kreu i rregullatorit të rrjetit kombëtar të Gjermanisë. “Konsumimi i gazit u rrit më shumë javën e kaluar”, tha Klaus Mueller, kreu i agjencisë së rrjetit të Gjermanisë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv. Me reduktimin e flukseve të gazit natyror nga Rusia në mes të luftës në Ukrainë, zyrtarët gjermanë u kanë kërkuar qytetarëve të reduktojnë përdorimin e gazit dhe të kursejnë energjinë në muajt e ftohtë. Në vend të uljes së konsumit të gazit, shifrat nga rregullatori kombëtar i rrjetit tregojnë se ka pasur një rritje të përdorimit. Konsumi i gazit të javës së kaluar midis familjeve dhe bizneseve të vogla ishte gati 10% më i lartë se konsumi mesatar nga 2018 në 2021, thanë ata. “Vështirë se do të jemi në gjendje të shmangim një emergjencë gazi në dimër pa të paktën 20% kursime në sektorët privatë, tregtarë dhe industrialë”, shtoi Mueller. “Situata mund të bëhet shumë serioze nëse nuk reduktojmë ndjeshëm konsumin e gazit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.