Për të premten thirret protestë për shkarkimin e Ambasadorit Gashi NULL NULL 20.10.2020 20:06 20.10.2020 20:06 Për ditën e premte është thirrur një protestë përmes së cilës synohet shkarkimi i Ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi. Është Muhamed Kajolli ai i cili ka bërë thirrje në emër të grupit që organizon këtë protestë për grumbullim para Presidencës së Kosovës, transmeton Klan Kosova. “Sjellja e tij është bizare dhe tendencioze. Ai nuk meriton të përfaqësohet në lagjen e tij e lëre më ta përfaqësojë Kosovën”, thuhet në njoftim. Kërkesa për shkarkimin e Gashit vjen pas shpërndarjes që ai i bëri në rrjete sociale një karikature të Profetit Muhamed. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë