Për të mos u humbur: Superkupa e Evropës, Chelsea – Villareal, ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL nga Arbon Flugaj 11.08.2021 13:58 nga Arbon Flugaj 11.08.2021 13:58 Transmetimet fantastike dhe për të mos u humbur nga futbolli evropian vazhdojnë edhe më tutje në platformën Artmotion. Pas ndeshjeve nga Kupa e Gjermanisë dhe Ligue 1 tani vjen edhe “ajka e ajkave” – ndeshja finale e Superkupës së Evropës në mes fituesve të Ligës së Kampionëve, Chelseas dhe fituesve të Europa Ligës, Villarealit. Ndeshja do të luhet në Belfast të Irlandës Veriore të mërkurën, duke nisur me fillim nga ora 21:00, dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1. Chelsea ka luajtur tre herë të tjera në Superkupë teksa ka triumfuar një herë në vitin 1998 kur mposhti Realin e Madridit, kurse nga ana tjetër për Villarealin kjo do të jetë hera e parë që do të marrë pjesë në këtë ndeshje të rëndësishme. Në komentim të kësaj përballje do të jenë dyshja e komentatorëve: Lirim Peci dhe Jon Ajeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.