Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Për ta sjellë Ukrainën më afër anëtarësimit në NATO”: Blinkeni diskuton me ndihmësin e Zelenskyt

NULL NULL
02.07.2024 22:03
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken; Foto: Arkiv

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, dhe shefi i shtabit të presidentit ukrainas Andriy Yermak kanë diskutuar synimin e anëtarëve të NATO-s për ta afruar Ukrainën me aleancën.

Blinkeni ka thënë se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe se samiti do të “ndihmojë në ndërtimin e një ure” për këtë rezultat, tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

“Ata folën për një sërë çështjesh, duke përfshirë samitin e ardhshëm të NATO-s në Washington dhe synimin e aleatëve për ta sjellë Ukrainën më afër anëtarësimit në NATO dhe për të ndihmuar në forcimin e aftësisë së Ukrainës për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”, u tha Patel gazetarëve.

Takimi i tyre në Washington vjen përpara një samiti të NATO-s në kryeqytetin e ShBA-së javën e ardhshme, në të cilin Ukraina shpreson të sigurojë më shumë garanci nga aleanca për ofertën e saj për anëtarësim, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.