Për shkak fluksit të madh në Merdare, Policia kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera kufitare

Për shkak fluksit të madh në Merdare, Policia kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera kufitare

NULL NULL
2 months më parë

Policia e Kosovës nëpërmjet një kumtese ka bërë të ditur se për shkak të fluksit të madh pritjet e bashkatdhetarëve në pikëkalimin kufitar Merdare hyrje/dalje janë deri në katër orë teksa u ka bërë apel që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare si atë Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritje të gjata.

Policia tutje thotë se koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët e tyre, njofton Klankosova.tv.

“Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021) në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta (shih tabelën më poshtë)”.

“Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata”.