Për serbët e burgosur në Kosovë, Serbia i shkruan EULEX-it (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për serbët e burgosur në Kosovë, Serbia i shkruan EULEX-it (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 04.03.2023 20:52

Me protesta nuk iu eci. E tash autoritetet serbe iu janë kthyer kërkesave zyrtare për lirimin e dy serbëve të arrestuar fundvitin e kaluar në pjesën veriore të vendit.

Veçse kërkesa nuk erdhi në adresë të Kosovës, ku edhe po qëndrojnë Sllagjan Trajkoviq e Millan Axhiq, por Zyra për Kosovë në qeverinë serbe e dërgoi atë në EULEX.

Këtij misioni iu ofrua një siguri se Beogradi do të kujdeset që dyshja të jetë vazhdimisht në dispozicion të EULEX-it, në rast se lirohen për t’u mbrojtur në liri.

“Japim garanci shtetërore se Axhiqi dhe Trajkoviqi do të jenë në dispozicion të misionit të EULEX-it gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës kundër tyre, nëse personat e përmendur lirohen përkohësisht nga paraburgimi gjyqësor në Podujevë dhe atyre u lejohet të mbrohen në liri”, ka thënë Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Kjo kërkesë po thuhet që mund të ndikojë për të keq në praktikën që mund të krijojë mw pastaj dhe sipas juristit Florim Shefqeti, vendimi i EULEX-it duhet të jetë negativ.

Millan Axhiq është i dyshuar për sulm ndaj personave zyrtarë, dhe u arrestua në pikën kufitare në Jarinjë.

Derisa Sllagjan Trajkoviq, që shërbeu edhe si polic në stacionin e Mitrovicës së Veriut, si i dyshuar për krime lufte në komunën e Vushtrrisë iu vunë prangat në kohën kur në veriun e vendit ishin vendosur barrikada pikërisht për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici tjetër, Dejan Pantiq. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS