Për Qeverinë e Serbisë, Isa Mustafa nuk ekziston - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për Qeverinë e Serbisë, Isa Mustafa nuk ekziston

NULL NULL
28/05/2015

Qeveria e Serbisë ka publikuar një komunikatë rreth qëndrimit të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Shqipëri, mirëpo në asnjë rresht të tekstit të saj, nuk përmendet kryeministri kosovar Isa Mustafa, transmeton Klan Kosova.

Web faqja zyrtare e Qeverisë së Republikës së Serbisë, në njoftimin  e publikuar, në rend të parë ka përmendur Forumin Ekonomik të Vjenës.

Teksti i shkruar nga zyrtarët serbë, ka përmendur të gjithë kryeministrat e rajonit që ishin pjesëmarrës, duke mos e përmendur asnjëherë emrin e Kryeministrit Isa Mustafa si pjesëmarrës dhe as Kosovën si vend të rajonit.

Lajmi që faqja zyrtare e qeverisë ka publikuar, ka bërë një përmbledhje të fjalimeve të të gjithë kryeministrave, atij të Shqipërisë Edi Rama, të Malit të Zi Milo Djukanovic, të Bosnje Hercegovinës Denis Zvizdic dhe të Nikola Gruevskit, kryeministrit të Maqedonisë.

Fotografia me të cilën është shoqëruar komunikata, numëron gjashtë kryeministrat, përfshirë edhe Isa Mustafën. Ai është i ulur në anën e majtë, afër kryeministrit të Bosnje Hercegovinës, Denis Zvizdic.

Për të lexuar komunikatën e plotë, mund të klikoni këtu.

DacicDacic