Për Pogban gjithçka - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për Pogban gjithçka

NULL NULL
11/05/2015
Chelsea janë të gatshëm të paguajnë çfarëdo shume që kërkohet për ta sjellë në Angli, 22 vjeçarin e Junvetusit, Paul Pogban.

Chelsea po bën gjithçka që është e mundur për të transferuar yllin që, për momentin, kushton 97.5 milionë euro, Paul Pogba.

Të kaltrit janë dëshpërimisht të vendosur për ta fituar garën me klubet e tjera.

Londinezët duket se do të mbulonin çfarëdo shume të çmendur që kërkohet për yllin e Juventusit.

Sipas AS, edhe vet Pogba ka shprehur dëshirë për t’u larguar nga Italia.

Edhe PSG e Manchester City nuk janë larg në këtë garë milionash për Pogban, por duket se Chelsea është e gatshme të plotësojë gjithçka që kërkohet për ta ateruar në Londër, francezin 22 vjeçar.