Për pesë muaj, Policia ua ndalon vozitjen 2 mijë e 500 personave NULL NULL 18.06.2019 16:58 18.06.2019 16:58 Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Kështu, gjatë periudhës kohore janar – maj të këtij viti, Policia ua ka ndaluar vozitjen mijëra shoferëve. Sipas policisë, 2 mijë e 506 shoferëve për pesë muajt e kaluar u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, kurse 5 mijë e 859 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative. Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën mund të mbeten pa patentë shoferi! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024