Për pesë ditë prokuroria zhvilloi tri aksione në Brezovicë NULL NULL 09.08.2022 10:23 09.08.2022 10:23 Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, që është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”. Qëllimi i këtij inspektimi, sipas prokurorisë, është identifikimi i ndërtimit të të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin. Kujtojmë se prokuroria ka kryer aksione të tilla edhe dy herë të tjera brenda shtatë ditësh. Njëra nga to u zhvillua dje dhe tjetra më 4 gusht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 1 orë më parë