Për një javë, mbi 2 mijë ukrainas të sëmurë nga fruthi NULL NULL 10.01.2019 10:21 10.01.2019 10:21 2, 305 persona, përfshirë 966 të rritur dhe 1,339 fëmijë janë sëmurë nga fruthi, duke filluar nga data 28 dhjetor 2018, deri më 3 janar 2019, raporton Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë. Ministria vuri në dukje se që nga 3 janari, janë 809,073 doza të vaksinave kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, duke përfshirë 392.200 doza të bëra në SHBA, të cilat u dërguan në rajonet e Ukrainës, njofton Klan Kosova. Furnizimi i vaksinave në rajonet perëndimore të Ukrainës, ku vërehet incidenca më e lartë, është prioritet. 15 persona, duke përfshirë katër të rritur dhe njëmbëdhjetë fëmijë, vdiqën nga ndërlikimet e sëmundjes. Më parë, kjo ministri e Ukrainës, raportoi se një djalë trevjeçar vdiq nga fruthi në Spitalin e Sëmundjeve Infektive të Qytetit Odesa. Ai u bë fëmija i tretë në Odesa i cili vdiq nga kjo sëmundje në vitin 2018. Në total, katër banorë të Odesës vdiqën nga fruthi, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Filharmonia e Kosovës koncert të shkurtër në Aeroportin e Romës: "Unë biri yt Kosovë" (VIDEO) 16 minuta më parë