"Për një gjuhë shqipe të përbashkët”, kërkesa drejtuar katër qeverive firmoset nga mijëra qytetarë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Për një gjuhë shqipe të përbashkët”, kërkesa drejtuar katër qeverive firmoset nga mijëra qytetarë

NULL NULL
03.02.2023 19:29

Shkrimtari dhe studiuesi, Primo Shllaku dhe avokatja Blerta Kraja kanë bërë një kërkesë drejtuar institucioneve përmes peticionit “Për një gjuhë shqipe të përbashkët!”.

Të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar se ky peticion është firmosur deri më tani nga mijëra qytetarë, të cilët kërkojnë nga 4 qeveritë e vendeve ku gjuha shqipe është plotësisht ose pjesërisht gjuhë zyrtare, pra nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që të krijohet një komision ndërshtetëror, i cili të fillojë punën e vetë për unifikimin e gjuhës shqipe si mjet i komunikimit në një hapësirë të re.

“Unë mendoj që risi këtë herë është peticioni online, të cilën e ka nënshkruar 1100 vetë dhe është i hapur. Peticioni kërkon nga 4 qeveritë e vendeve ku gjuha shqipe është plotësisht ose pjesërisht gjuhë zyrtare, pra nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që të krijohet një komision ndërshtetëror, i cili të fillojë punën e vetë për unifikimin e gjuhës shqipe si mjet i komunikimit në një hapësirë të re, të hapur.Ndërshtetëror do të thotë që këto problemet e gjuhës, edhe pse teknikalisht janë probleme akademike, ato kanë edhe një aspekt politik të tyre, të cilit ne këtë herë i kemi thirrje në mënyrë publike që të sensibilizohet. Kryetarëve të shtetit, kryeministrave, presidentave dhe kryetarëve të parlamentit, e të akademisë së shkencave”, u shpreh Shllaku, shkruan abcnews,transmeton Klankosova.tv.

“Populli shqiptar i ka dhënë një përgjigje juridike me referendum në ’98, në kohën kur ka miratuar Kushtetutën e re. Në Kushtetutë, neni 14, pika 1, parashikohet që gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja. Edhe kjo dispozitë nuk e lidh me asnjë standard pararendës të tillë që jemi mësuar nga ’72 e mbrapa. Kjo dispozitë interpretohet bashkë me preambulën e Kushtetutës tonë që është një pjesë shumë e rëndësishme, shumë frymëzuese e këtij dokumenti. Në të cilën parashkikohen edhe të tjera aspirata shekullore të popullit tonë për identitet dhe bashkim kombëtar”, tha Kraja.