"Për mua është e rëndësishme të dëgjoj mendimin tuaj", u thotë Putini ushtarëve në Kherson - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Për mua është e rëndësishme të dëgjoj mendimin tuaj”, u thotë Putini ushtarëve në Kherson

NULL NULL
18.04.2023 10:27
Putini Kherson

Më herët u raportua se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka vizituar trupat ruse në Kherson e Luhansk.

Ndërkaq tani janë shfaqur pamjet e vizitës, ku lideri rus diskutoi luftën me trupat ruse.

I veshur me një xhaketë blu, Putin u shfaq në televizionin shtetëror rus duke zbritur nga një helikopter ushtarak në pjesët e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës dhe duke përshëndetur zyrtarët, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

“Për mua është e rëndësishme të dëgjoj mendimin tuaj se si po zhvillohet situata, t’ju dëgjoj, të shkëmbejmë informacione”, u tha Putini komandantëve.

Kreu i shtetit gjithashtu uroi ushtarakët për festën e Pashkës dhe u dha atyre kopje të ikonave si dhuratë”, tha Kremlini.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.