Për më pak se tri orë, policia shqiptoi 20 gjoba për tejkalim shpejtësie në autostradën “Arben Xhaferi” - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për më pak se tri orë, policia shqiptoi 20 gjoba për tejkalim shpejtësie në autostradën “Arben Xhaferi”

NULL NULL
21.03.2023 17:39
tejkalim shpejtesie

Policia, për më pak se tri orë, nga 9 e 30 deri në 12, ka shqiptuar 20 gjoba për shoferët që tejkaluan shpejtësinë në autostradën “Arben Xhaferi”.

Sipas policisë, disa nga shoferët, në zonën me shpejtësi të lëvizjes 120 km/h, u kapen duke vozitur mbi 220 km/h, andaj u gjobitën me nga 300 euro, 3 pika negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

“Nga ora 09:30 deri 12:00 ka realizuar kontroll të shtuar në matjen e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve në autostradën “Arben Xhaferi”, me ç’rast ka shqiptuar 20 gjoba për tejkalim shpejtësie, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 120 km/h janë identifikuar shoferë duke drejtuar mjetet me shpejtësi 223 km/h dhe 236 km/h, të njëjtit janë gjobitur me nga 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS