Për këngëtaren Kelly Clarkson, divorci ishte opsioni i vetëm pas karantinës NULL NULL 14.06.2020 11:59 14.06.2020 11:59 Kelly Clarkson dhe partneri i saj do t’i japin fund martesës pas 7 vitesh bashkë dhe dy fëmijëve. Cili ishte shkaku i ndarjes? Sipas këngëtares, divorci ishte opsioni i saj i vetëm! Duket se dyshja kishte probleme prej muajsh dhe ishin përpjekur t’i zgjidhnin duke kaluar shumë kohë në prani të njëri-tjetrit. Ata u karantinuan larg Los Angeles-it për t’i kthyer gjërat në normalitet, por në fakt, rezultoi krejt ndryshe. Karantina dhe mjedisi që i rrethoi për muaj me radhë, vetëm sa e bindi çiftin përfundimisht për t’u divorcuar. “Koha që kaluan bashkë në karantinë, vetëm sa e bëri edhe më sfiduese situatën. Karriera e Kelly-it e ndihmoi paksa ta hiqte mendjen nga problemet, por gjendja e këtyre muajve i dha kohë të mendonte për veten dhe martesën e saj”,shprehen burime për Entertainment Tonight. Procesi i divorcit ka nisur prej disa javësh sepse këngëtarja e dinte që “duhet të ndiqte zemrën dhe se më në fund kuptoi që divorci ishte opsioni i saj i vetëm”. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, prandaj takimet familjare vijojnë si më parë. Në fakt, burime pranë tyre thonë se “të dy janë zemërthyer, por prioriteti kryesor janë fëmijët”. “Fokusi i tyre tani është bashkëprindërimi, pasi kjo situatë ishte gjëja e fundit që ata mendonin se mund të gjendeshin ndonjëherë. Ata e kuptojnë që divorci s’është i thjeshtë për fëmijët, por si Kelly ashtu dhe Brandon janë prindër të mrekullueshëm. Duhet thjesht kohë”./anabelmagazine/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.