Për katër muaj Rusisë i vdiqën gjashtë diplomatë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për katër muaj Rusisë i vdiqën gjashtë diplomatë

NULL NULL
28/02/2017

Kur ambasadori rus në Kombet e Bashkuara vdiq papritmas në New York javën e kaluar, ai u bë diplomati i gjashtë nga ky vend që ka ndërruar jetë që nga nëntori i vitit 2016.

Vitaly Churkin u dërgua në spital nga zyra e tij, sa ishte në mision në Kombet e Bashkuara. Kjo ka ndodhur më 20 shkurt, pasi gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua rrugës për në punë, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.

Fillimisht u raportua se Mr. Churkin mund të ketë pësuar sulm në zemër, por në autopsi ekspertët mjekësor kishin kërkuar studim të mëtejmë për rastin.

Mediumi Axios kishte theksuar se nuk është vetëm vdekja e Churkin që ka mbetur e pashpjegueshme, por që ka shumë ngjashmëri me vdekjen e ambasadorit tjetër rus, që vdiq në Indi më 27 janar. Por më pas edhe me konsullit në Athinë më 9 janar dhe diplomati në Neë York në ditën e zgjedhjeve në Amerikë, më 8 nëntor.

Kjo është lista me emrat e gjashtë diplomatëve rusë të vdekur

8 nëntor 2016 – diplomati rus Sergei Krikov, 63

19 dhjetor 2016 – ambasadori i Rusisë në Turqi Andrei Karlov, 62

26 dhjetor 2016 – ish shefi i KGB-së Oleg Erovinkin, 61

9 janar 2017 – konsulli rus në Athinë  Andrei Malanin, 55

27 janar 2017 – ambasadori rus në Indi Alexander Kadaki, 67

20 shkurt 2017. ambasadori rus në  UN Vitaly Churkin, 64 vjeç.