Për herë të parë shihen imazhe të qarta të zemrës së fetusit brenda mitrës NULL NULL 24.03.2019 18:00 24.03.2019 18:00 Studiuesit kanë prodhuar imazhe të zemrës së foshnjës, që nuk janë parë asnjëherë më parë, përderisa foshnja ishte ende brenda mitrës. Gratë shtatzëna u skanuan në një makinë MRI dhe kompjuterë të fuqishëm ndërtuan modele 3D të zemrave të vogla që rrihnin brenda foshnjave të tyre ende palindur. Ekipet nga King’s College në Londër, Guy dhe St Thomas thonë se një gjë e tillë do të përmirësojë kujdesin e foshnjave me sëmundje të zemrës kongjenitale. Studiuesit thonë se kjo teknikë lehtësisht mund të miratohet nga spitalet. Si funksionon kjo teknologji? Një seri fotografish 2D të zemrës merren nga kënde të ndryshme duke përdorur një makinë MRI. Por, zemra e fetusit është e vogël, rrahë shumë shpejt dhe fëmija lëviz nëpër barkun e nënës, kështu që imazhet e zemrës duken të turbullta. Megjithatë, teknika e re hyn në funksion. Softueri kompjuterik i sofistikuar vendosë imazhet së bashku, duke iu përshtatur rrahjeve të zemrës dhe pastaj ndërton një imazh të pashembullt 3D të zemrës. Një gjë e tillë u jep mjekëve një pamje të qartë të anomalive potenciale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Ekspertja e sëmundjeve e tregon një hak të çuditshëm për trajtimin e dhimbjeve të fytit 2 minuta më parë
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 1 day