15:52, 2 Prill 2020

Çdo ditë në kishën ortodokse të Shën Todrit në Vlorë shkojnë besimtarë që luten.

Shërbesat fetare janë anuluar edhe këtu si në çdo institucion fetar në vend por lutjet jo. ato mund të bëhen në fasha orare të caktuara nga 7 e mëngjesit deri ne ora 13.

At Kostandin Prifti thotë se njerëzit i drejtohen zotit këto ditë më shumë se kurrë për të gjetur shpresë dhe qetësi.

Lutjet tona thotë ai shkojnë edhe për mjekët dhe infermiere te cilët janë ne frontin pare përballë virusit.

At Konstandini kujton se është hera e parë që Pashkët ortodokse më 19 prill me sa duket nuk do të kremtohen dhe i bën thirrje çdo besimtari që ritet të mos ndalen duke kremtuar në shtëpi ringjalljen e Krishtit bashkë me shpresën se një ditë ashtu si vuajtjet e tij edhe kjo e keqe do të kalojë/Top Channel/.

Konkurs Pune

Lexo më shumë