Për herë të parë në SHBA, gruaja sjellë në jetë foshnjën që lindi nga mitra e transplantuar NULL NULL 10.07.2019 21:00 10.07.2019 21:00 Cleveland Clinic First Uterus Transplant Recipient Delivery Caesarean (C-section) in Operating Room # 28 on 06-18-19 taken for Tora Vinci ***STAFF PERSON RELEASE STATUS**** Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, një klinikë ka sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm nga mitra e transplantuar e një dhuruesi të vdekur. Është një zhvillim premtues në opsionet riprodhuese për gratë që janë jopjellore për shkak të problemeve të mitrës, sipas ekipit hulumtues pas lindjes. Vajza u lind në qershor nëpërmjet prerjes cezariane nga një paciente në mesin e të 30-tave të saj, tha Klinika e Cleveland, e cila kreu transplantin dhe lindjen. Pacientja kishte lindur pa mitër dhe ka hyrë testimet klinike për gratë me faktor të infertilitetit, tha Dr Tommaso Falcone, anëtar i ekipit të transplantimit. Gratë me këtë gjendje lindin pa mitër ose kanë pasur dëme të mitrës përmes infeksionit, procedurave ose histerektomisë. Pacientja pa emër zgjodhi ta heqë mitrën e transplantuar pas lindjes, tha ai. “Kjo ishte gjithmonë një pikëpyetje që kërkonte hulumtime. Por kjo tregom për idenë se një donator i vdekur mund t’a japë mitrën e saj dhe do të funksionojë shumë mirë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.