16:55, 19 Shkurt 2019

UBT dhe Certiadria këtë vit për herë të parë në Kosovë, po organizojnë Garën Shtetërore Microsoft Office Specialist ”MOS”.

Në këtë garë testohen shkathtësitë e nxënëseve dhe studentëve në MOS Exel, MOS PowerPoint dhe MOS Office (MS Office  2013 dhe MS Office 2016), njofton Klan Kosova.

Në kuadër të garës organizohen teste unike, ku kandidatët duhet të demonstrojnë njohuritë e tyre në aspektin praktik. Gara u mundëson pjesëmarrësve një përvojë të paharruar dhe tejet profesionale.

Të drejtën e pjesëmarrjes në garë e kanë të gjithë kandidatët e moshës 13 deri në 22 vjet, ndërkaq aplikimi për nivel lokal është i hapur nga sot deri më datën 17 maj 2019.

Pas aplikimit, kandidatët do të marrin pjesë në garën finale që do të mbahet më 27 maj 2019 në Kosovë, ku në bazë të rezultateve të arritura, katër fituesit automatikisht do të fitojnë të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në Garën Botërore të “MOS”, që mbahet në New York të SHBA-ve.

Kandidatët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë, me kërkesë të organizatorëve domosdoshmërish duhet të jenë të regjistruar në institucione arsimore të akredituara dhe duhet të dorëzojnë dëshmi për moshën dhe statusin e nxënësit ose studentit.

Për më shumë detaje rreth aplikimeve, klikoni në linkun e vendosur këtu.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë