Lajmet e fundit

Për herë të parë, drejtuesit e Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore do të mblidhen në Kosovë, në kuadër të takimit vjetor të SEENL.
Nikoqire e këtij takimi do të jetë Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, e cila do të mirëpresë përfaqësues të bibliotekave kombëtare të rajonit nga sot e deri më 30 shtator. Në fokus të takimit do të jenë përvojat dhe sfidat e përbashkëta në fushën e bibliotekarisë, zhvillimet e reja në këtë sektor, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal.
Takimi synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave profesionale mes institucioneve më të rëndësishme bibliotekare të Evropës Juglindore.
Gjashtë biblioteka kombëtare, një tryezë e përbashkët dhe një hap i ri drejt bashkëpunimit rajonal – ky është mesazhi i takimit që për herë të parë zhvillohet në Kosovë./KlanKosova.tv