Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për herë të parë në Klinikën e Onkologjisë aplikohet metoda më e avancuar e trajtimit

NULL NULL
05.12.2024 16:50

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se për herë të parë në Kosovë, ka filluar aplikimi i metodës më të avancuar të trajtimit, Radioterapia Stereotaktike, transmeton Klankosova.tv

Siç njofton ShSKUK-ja, është bërë e ditur edhe se kjo metodë është shumë e sofistikuar dhe përdoret për trajtimin e tumoreve dhe metastazave në tru, me dimensione prej 1 deri në 3 cm, duke rritur në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e trajtimit.

‘‘Ky zhvillim i ri do të ulë ndjeshëm këto kosto dhe do të mundësojë trajtim cilësor brenda vendit. Ky hap shënon një arritje të madhe për shëndetësinë në Kosovë dhe një avancim të rëndësishëm në trajtimin e tumoreve, duke ofruar shpresë dhe përkujdesje më të mirë për pacientët dhe duke kursyer burimet financiare të vendit’’, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.