Për herë të fundit u pa në një ceremoni mortore, zhduket 78-vjeçari në Shkodër NULL NULL 13.06.2025 12:27 13.06.2025 12:27 Leke Ndreshaj, 78 vjeç, rezulton i zhdukur prej pesë ditësh. I moshuari është parë për herë të fundit në fshatin Shkrel, ku kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore. Sipas dëshmive të familjarëve, pas përfundimit të varrimit, ai kishte shfaqur lodhje dhe kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer në banesë\, raporton topchannel, transmeton Klankosova.tv. Që prej atij momenti, Leke Ndreshaj nuk është parë më. Telefoni i tij rezulton i fikur dhe nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen. I biri thotë se i moshuari nuk ka pasur probleme shëndetësore dhe kërkon ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë informacion. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur kërkimet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ambasadori izraelit në OKB thotë se vendi po vepron për të 'parandaluar shkatërrimin e tij' 13/06/2025