Për ditët me vapë – konsideroni këto këshilla NULL NULL 20.07.2019 12:03 20.07.2019 12:03 Female athlete drinking water. Vapa nuk ju lë të merrni frymë? Lëviz ngadalë, mos nxitoni dhe mos krijoni ankth, merrni frymë me qetësi dhe… ndiqni një lloj strategjie. Magnezi ju ndihmon të nisni ditën me më shumë energji. Sigurisht, hidratimi është thelbësor, por është e mirë ta bësh në mënyrën e duhur, transmeton Klan Kosova. Ja disa këshilla si t’i mbijetoni të nxehtit: Një dush…të vakët Uji i ftohtë i dushit mund të japë efektin e kundërt, dhe të rrisë ndjesinë e të nxehtit, kështu që duhet bërë një banjo me ujë të vakët. Nëse keni kohë të lirë, mjafton të shkoni dy orë në pishinë për të notuar. Një efekt i vërtetë freskues. Sa pi? Evitoni mundësinë që të pini sa më shumë ujë dhe shumë shpejt. Është më mirë të mbani një termus me vete për të hidratuar organizmin, duke pirë në sasi të vogla dhe të rregullta ujë gjatë gjithë ditës. Ndihmoni qarkullimin Gjatë fundjavës ecni në vende të gjelbërta. Lëvizja aktivizon mikroqarkullimin, stërvit fizikun dhe lufton ndjesinë e të nxehtit. Veshje strategjike Veshja ka një rol kryesor në perceptimin e të nxehtit. Për të mos shkuar në shtëpi apo në punë qull në djersë, të stresuar dhe nervozë, duhet të zgjidhni mbi të gjitha këpuce komode, që të mbajnë peshën e trupit pa u lodhur. Më mirë të vishni rroba me ngjyra të çelëta dhe prej pambuku apo linoje. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024