Për deputetët që hodhën gaz, vendos prokurori (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për deputetët që hodhën gaz, vendos prokurori (VIDEO)

NULL NULL
16/10/2015

Deputeti Faton Topalli  i Vetëvendosjes  dhe kolegia e tij, Donika Kada Bujupi e AAK-së, të cilët hodhën gazin lotsjellës në Kuvend, refuzuan t’u përgjigjen organeve te rendit, përkundër se  në adresat e tyre u dërguan thirrjet e policisë për intervistim, njofon Klan Kosova.

Këtë lajm policia e dërgoi te prokurori dhe ai pritet të jap urdhër se çfarë do të veprohet më këta dy deputetë.

“Në fakt urdhër nga prokurori  po pritet edhe për deputetët  Albin Kurti e Albulena Haxhiu  që bënë të njëjtin veprim një javë me parë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës,  Baki Kelani.

Në këtë konferencë për medie Kelani i quajti prapë të pavërteta deklarimet e Vetëvendosjes se policia ndihmoi në futjen e gazin lotsjellës në objektin e Kuvendit.

Kronikë nga Iliri Pireva.

klankosova.tv