Për De Biasin ishte një ndeshje speciale NULL NULL 13.11.2015 17:26 13.11.2015 17:26 CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 99 Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Gianni de Biasi ka thënë se ndeshja me Kosovën ka qenë speciale dhe vëllazërore, duke lënë të nënkuptohet se kjo nuk ishte fytyra e vërtetë e Kombëtares kuqezi. “Ishte një ndeshje speciale dhe ashtu duhet ta marrim. Shqipërinë e vërtetë do ta shohim të hënën kundër Gjeorgjisë. Ndeshje si këto (kundër Kosovës) janë vështirë për t’u përgatitur pasi deri në minutën e fundit lojtarët takojnë familjarët e tyre. Sidoqoftë ajo që më pëlqeu më shumë nga kjo ndeshje ishte atmosfera e jashtëzakonshme që u krijua nga tifozët”, deklaroi De Biasi. Ndërkohë, për trajnerin Albert Bunjaku kjo sfidë ishte e njëjtë si një kualifikuese, kjo për shkak se Shqipëria ishte një kundërshtar i fortë. Ai tha se ndeshja përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. “Ishte një ndeshje e bukur dhe nuk kishte si të përfundonte më mirë se kaq. Për ne ka pasur shumë rëndësi, pasi është si të luajmë një ndeshje kualifikuese. Tifozët gjithashtu kanë qenë të mrekullueshëm pasi kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme. Skuadra? Jam i kënaqur, kanë treguar një disiplinë në mbrojtje dhe jemi treguar kreativ në pjesën ofensive”, përfundoi Bunjaki, i cili tha se kishte pritur që De Biasi do të eksperimentonte me formacionin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.