Lajmet e fundit

Një thirrje për protestë është bërë publike për datën 4 tetor në Berlin, ku organizatorët njoftojnë për një tubim që pritet të mbahet nga ora 12:00 deri në 14:30, në Platz der Republik 1, 10557 Berlin.
Protesta paraqitet si një aktivitet mbarëkombëtar dhe shoqërohet me mesazhin “Jo në emër të popullit të Kosovës”, pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.
Në poster thuhet gjithashtu se pjesëmarrësit ftohen të respektojnë rregullat e sigurisë. Organizatorët kërkojnë që në protestë të mos merren armë apo mjete të rrezikshme dhe që pjesëmarrësit të mos përdorin maska, flamuj me shkopinj metalikë apo mjete të tjera që mund të shkaktojnë probleme.
Në material përmendet edhe përdorimi i flamurit kombëtar, flamurit të Republikës së Kosovës dhe flamurit të UÇK-së.
