Për çfarë “gënjeu” Ben Affleck? (FOTO) NULL NULL 19.03.2018 13:00 19.03.2018 13:00 Ben Affleck shfaqi për herë të parë tatuazhin e tij të madh që e ka mbrapa në shpinë, dy vjet pasi tha për të se është ‘i rremë’, transmeton Klan Kosova. Affleck u fotografua për herë të parë me tatu në dhjetor të vitit 2015. Në atë kohë, një burim tha për E! News së tatuazhi ishte i vërtetë, por aktori doli disa muaj më vonë duke thënë se është ‘i rremë’ dhe se ishte vetëm për një film. Por, aktori ditë më parë u fotografua në një plazh në Hawaii, duke konfirmuar se tatuazhi në fakt është i përhershëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.