Për çfarë arsye futbollistët po i shqyejnë çorapet mbrapa? NULL NULL 07.07.2024 10:47 07.07.2024 10:47 Futbollistët, Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Connor Gallagher, janë disa prej lojtarëve anglezë të Kampionatit Evropian që kanë shqyer çorapet mbrapa. Kjo po që u bë bujë nëpër rrjetet sociale, për faktin se nuk dihej pse po e bëjnë. Mediumi zvuceran “20 min”, ka deklaruar se këtë po e bëjnë për të ulur presionin në muskuj dhe të parandalojnë ndonjë lëndim apo dhimbje gjatë dhe pas ndeshjes, shkruan Klankosova.tv. “Sportistët duan që të ulet presioni në muskujt e pulpës dhe të parandalojnë ndonjë lëndim apo dhimbje gjatë dhe pas ndeshjes. Edhe Kyle Walker ka bërë një gjë të tillë dhe e ka shpjeguar arsyen pse i shqyen ato”, shkroi mediumi zviceran “20min”. Të njëjtën e tha dhe Kylie Walker. “Çorapet janë shumë të ngushta dhe më bëjnë presion në pulpën e këmbës. Ideja e shqyerjes së çorapeve ka qenë ulja e presionit në to”, ka deklaruar Walker. Ndërkaq, mjeku sportiv, Stefan Froehlich u shpreh se i ka pyetur rreth kësaj gjëje, për të cilën tha se u bë mit. “Kur e kam parë, e kam pyetur veten nëse është punë mode. Është mit absolutisht. Shumica e lëndimeve muskulore ndodhin në kofshë. Lëndimet në pulpë janë shumë më të rralla”, ka thënë Froehlich. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.