Për Bayern, Cancelo është lojtar sensacional NULL NULL nga Shpend Spahija 12.03.2023 11:48 nga Shpend Spahija 12.03.2023 11:48 Drejtori i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, e ka çmuar lojtarin që e huazuan nga Manchester City, Joao Cancelo, shkruan gazetari Fabrizio Romano. “Cancelo është lojtar sensacional. Ai ka ushtruar shumë mirë javës së kaluar dhe ka gjetur përsëri dëshirën për lojë. Është e vështirë ta gjesh ndonjë lojtar në Evropë sikurse ai që është aq i mirë në hapësira të vogla”, tha Salihamidzic. Portugezi është huazuar tek Bayern Munich më 31 janar të këtij viti për 6 muaj nga Manchester City. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.