Për Asociacionin diskutohet në Mitrovicë të Veriut NULL NULL 21.11.2017 12:27 21.11.2017 12:27 Në veri të Mitrovicës po mbahet tryeza e mundësuar nga organizatat Aktiv dhe Grupi për Ballkanin – BPRG, njofton Klan Kosova. Në këtë tryezë, tema janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndikimi në serbët kosovarë dhe në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit. Këtu u diskutua për gjetjet e raportit “Asociacioni / Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe , zgjidhjet e qëndrimeve të kundërta e shqiptarëve dhe serbëve. Këtu po merr pjesë ish-zëvendësministri i pushtetit lokal, Bajram Gecaj, si dhe deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq. Ky i fundit tha se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është thelbi i zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit. Derisa në anën tjetër Gecaj tha se ky asociacion duhet të bëhet në përputhje me Kushtetuten e Kosovës, derisa shtoi se qeverisja e kaluar i kishte ftuar këta të fundit për të folur për modulet e krijimit të këtij asociacioni në përputhje me kushtetuten, por serbët nuk iu ishin përgjigjur. Ai tha se burimi kryesor në raportet Kosovë- Serbi është mosnjohja nga kjo e fundit karshi realitetit të ri të Kosoves shtet.
Kosova Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë 12/04/2023