Për 7 muaj, ATK-ja mblodhi 577 milionë euro, 62 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar NULL NULL 07.08.2024 13:36 07.08.2024 13:36 Administrata Tatimore e Kosovës. Foto ilustruese Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, të hyrat tatimore kanë kapur vlerën e 577.3 milionë eurove. Sipas ATK-së, këto shifra tregojnë rritje të performancës në mbledhjen e të hyrave tatimore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të cilën thanë se rritja është 62.4 milionë euro më shumë. “Janë realizuar një sërë reformash strukturore dhe administrative, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave. Digjitalizimi ose automatizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetarëve, përveç që ka ndikuar në rritjen e deklarimit vullnetar, kjo ka ndihmuar edhe në rritjen e transparencës dhe efikasitetit në mbledhjen e tatimeve”. “Prioritet i aktiviteteve të autoritetit tatimor mbetet luftimi dhe parandalimi i ekonomisë jo-formale, për të cilën kemi intensifikuar përpjekjet për të luftuar evazionin fiskal përmes kontrolleve më të rrepta. Këto masa kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave nga tatimet dhe në krijimin e një klime më të drejtë konkurruese”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ATK-ja tha se të hyrat tatimore kanë kapërcyer nivelin e planifikuar, duke siguruar sipas tyre, burime të rëndësishme financiare për realizimin e projekteve publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.