Për 10 vjet i vetëm në mal e pa rrymë, ish-ushtari i UÇK-së tregon se si e gjeti paqen me vetën (VIDEO) NULL NULL 17.06.2025 10:05 17.06.2025 10:05 Po bëhen pothuajse 10 vjet qëkur ish-ushtari i UÇK-së Burim Idrizi, vendosi të largohet nga qyteti i tij, Mitrovica. Ai sot jeton i vetëm në fshatin Batahir të Mitrovicës, pa energji elektrike por në paqe me veten dhe me të tjerët. “Shpejt kam dal prej kontrolli, isha problematik”, thotë Burimi për emisionin KREJT KAPAK në KLAN KOSOVA. Ai gjatë luftës ka humbur dorën, ndërsa 10 mbetje të granatës i ka në disa pjesë të trupit, njofton Klankosova.tv. I dalë nga lufta me shumë trauma e pasoja, Burimi sot jeton me atë që ia ofron vet natyra, nga sallatat deri tek trofta. Për më shumë shikoni emisioni KREJT KAPAK. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 10 minuta më parë