Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pep para përballjes me Juventus: Është ekip i jashtëzakonshëm, por më i shquari në Itali – jo Evropë

NULL NULL
15.06.2025 09:48

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ndau mendimet e tij përpara ndeshjes së tretë të fazës së grupeve kundër Juventusit që luhet në kuadër të Kupës së  Botës për Klube 2025.

Pep tha se Juventus është klubi më i shquar në Itali, por jo në Evropë, derisa theksoi se Juve është ekip i jashtëzakonshëm në shumë aspekte.

“Ne jemi përballur tashmë me Juventusin këtë sezon, dhe atëherë humbëm në Torino. Por tani ata kanë një trajner të ri. Po flasim për klubin më të shquar në Itali – ndoshta jo në Evropë, por sigurisht më të famshmin në Itali. Kjo ndeshje do të vendosë se kush përfundon në krye të grupit. Juventusi është një ekip i jashtëzakonshëm në shumë aspekte. Pres me padurim përballjen tonë të radhës me ta”, tha Guardiola, transmeton Klankosova.tv

Ndryshe, ndeshja Man City – Juventus  është planifikuar për më 26 qershor. Përpara kësaj, City do të përballet me Ëydad dhe Al Ain. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.