Pensionohet mësimdhënësja e gjuhës shqipe në “Xhevdet Dodë”, Kimete Hoxha NULL NULL 25.05.2023 21:22 25.05.2023 21:22 Mësimdhënësja e gjuhës shqipe në gjimnazin “Xehvdet Doda” të Prishtinës, Kimete Hoxha, sot për herë të fundit e ka mbajtur në duar ditarin shkollor. Kjo pasi ajo sot ka mbërritur moshën e pensionit. Hoxha, e cila ka mbaruar Shkollën Teknike dhe Letërsinë, pati treguar kohë më parë se fillimisht ka pasur dilema – të bëhet mjeke apo profesoreshë. “Zgjodha këtë të fundit, dhe jam shumë e kënaqur, kam punuar me shumë dashuri për brezat tanë”, ishte shprehur mësimdhënësja Hoxha për emisionin “Ora e Pasdites” dy muaj para pensionimit, raporton Klankosova.tv. Ajo pati treguar se edhe bashkëshorti i saj Avdullahu ka qenë mësimdhënës në këtë shkollë. I njëjti ishte burgosur në Serbi, dhe Kimetja i kishte marrë orët e tij mësimore. “Bashkëshorti im ka qenë profesor i ‘Xhevdet Dodës’, dhe ka qenë i burgosur politik 2 vjet pas luftës në Serbi. Fillimisht i kam marrë orët e tij, dhe ka qenë sfidë e vështirë për mua”, ishte shprehur Hoxha. Megjithatë, ajo kishte gjetur ngrohtësi nga kolektivi, i cili thotë se e kanë pritur mirë dhe e kanë ndihmuar. Ndërkaq, me rastin e pensionimit të mësimdhënëses Hoxha, kolektivi i shkollës organizuan një koktej rasti duke falënderuar për, siç thuhet, “punën e shkëlqyer dhe kontributin e dhënë për edukimin e shumë brezave në Gjimnazin ‘Xhevdet Doda’”. “Mësimdhënëses Kimete i urojmë që pensionimin ta gëzojë me shëndet e lumturi së bashku me familjen e saj”, tha shkolla “Xhevdet Doda” në Facebook. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS