Pensionohet Gebrselassie, legjenda e vrapimit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pensionohet Gebrselassie, legjenda e vrapimit

NULL NULL
12/05/2015
Etiopiani 42 vjeç gjatë karrierës së tij 25 vjeçare ka fituar dy medalje të arta olimpike, tetë tituj kamioni botëror dhe ka arritur 27 rekorde botërore.

Haile Gebrselassie, njëri nga atletët vrapues më të mirë të botës në 25 vjetët e fundit, ka paralajmëruar largimin nga pjesëmarrja aktive me këtë sport.

42 vjeçari nga Etiopia e konfirmoi vendimin e tij pas Vrapimit të Madh te Manchesterit, në të cilin doli i 16-ti.

“Po pensionohem nga vrapimi garues, jo nga vrapimi. Unë kurrë nuk mund të ndahem nga vrapimi, që është jeta ime”, ka thënë ai për BBC Sport, transmeton Klan Kosova.

Gjatë karrierës së tij prej atleti, Gebrselassie ka fituar dy medalje të arta olimpike, 8 kampionate botërore dhe ka shënuar 27 rekorde botërore.

Ai vazhdon të mbetet rekordmen në garën e 20 mijë metrave dhe vrapimin njëorësh.

Ish-kampioni botëror dhe olimpik, siç raporton BBC, ka qenë edhe njëri nga atletët më human që njeh sporti i atletikës në vrapimet e mesme dhe të gjata.