“Pendimi” përfaqëson Kosovën në Bullgari (FOTO) NULL NULL 15.06.2017 11:45 15.06.2017 11:45 Ekipi i shfaqjes “Pendimi” do të përfaqësojë Kosovën në festivalin ndërkombetar të Teatrove që do të mbahet në Bullgari nga 16 deri më 21 qershor. Kjo shfaqje është zgjedhur në konkurencën zyrtare në mesin e 20 shfaqjeve të tjera në festivalin “International Youth Theater Festival Vreme 2017”. Në kastën e aktorëve të saj bëjnë pjesë: Enesa Sejdija dhe Kastriot Hetemi, me regji të Marigona Bekteshi – Ferati, kurse producent I saj është Mirsad Ferati. Ekipi i saj përbëhet nga të rinjtë e të gjitha komunave, që janë pjesë e kompanisë teatrale “Mitrix Culture”, njofton Klan Kosova. “Pendimi” sivjet do të perfaqësojë Kosovën edhe në festivale të tjera ndërkombëtare në Mal të Zi, Angli, Belgjikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Anulohet koncerti i Manson në Londër, aktivistët protestuan pasi ai hetohet për dhunë në familje 29/06/2025