8:25, 22 Nëntor 2019

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të nis sot vizitën zyrtare dyditore në Beograd, gjatë së cilës do të takohet me drejtuesit e shtetit të Serbisë.

Presidenti i Maqedonisë Veriore do të pritet nga homologu i tij serb,  Aleksandar Vuçiq, i cili do ta takojë atë në 10:30 përpara Pallatit të Serbisë, pas së cilës do të ketë një takim tet-a-tet, transmeton Klan Kosova.

Dy liderët pritet të shtjellojnë shumë tema me interes të përbashkët për të dyja vendet, kryesisht çështje politike, të sigurisë dhe ekonomike.

Në prag të vizitës së tij në Beograd, Pendarovski ka thënë se Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende fqinje dhe miqësore, pa çështje të hapura dhe që kanë një histori të përbashkët dhe një qëllim strategjik – anëtarësimin në BE, kanë të njëjtin vizion për të ardhmen, transmeton Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë