Pendarovski e mirëpret dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen e propozuar nga BE-ja NULL NULL 19.03.2023 13:41 19.03.2023 13:41 Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka uruar Kosovën dhe Serbinë për dakordimin e arritur dje në Ohër për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve. Ai ka thënë: “E mirëpres marrëveshjen e arritur sonte në Ohër nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një takim në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, nën patronazhin e BE-së”. Mbrëmë në Ohër u arrit një dakordim për marrëveshjen në fjalë, por nuk pati nënshkrime.