Penalltitë e shpëtojnë Juventusin nga humbja NULL NULL 11.07.2020 23:46 11.07.2020 23:46 Ndeshja mes Juventusit dhe Atalantas ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2. Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të Zapatas në minutën e 16-të, transmeton Indeksonline. Në minutën e 55-të, Ronaldo e barazoj rezultatin nga pika e bardhë. Mysafirët përsëri kaluan në epërsi me anë të Malinovskyt në minutën e 81-të. Por, ishte përsëri Ronaldo nga penaltia që e barazoj rezultatin në minutën e 90-të. Me këtë rezultat, Atalanta mbetet në pozitën e tretë, kurse Juventusi thellon epërsinë me Lazion. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.