19:52, 12 Dhjetor 2018

Pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në Evropë është e krijuar nga monedha të arit, vlera e kësaj peme është 2.3 milionë euro, kjo u shfaq në Mynih të Gjermanisë.

Pema është krijuar nga kompania gjermane, Pro Aurum, e cila merret me tregtinë e metalit të çmuar.

Sipas kompanisë, pema mund të kushtojë më shumë në ditët në vazhdim, pasi vlera e arit është duke u rritur çdo ditë që kalon.

Kjo pemë është tre metra e lartë, dhe është bërë në bashkëpunim me një kompani austriake që merret me punimin e floririt.

Punonjësit kanë vendosur gjithsej 2018 monedha floriri, për të shënuar dhe vitin 2018. Edhe ylli mbi pemë është prej floriri.

Konkurs Pune

Lexo më shumë