23:45, 20 Shkurt 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot ka bërë të ditur se e ka emëruar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell, në postin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Ky vendim i Donald Trumpit është kritikuar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi, transmeton Klan Kosova.

“Ushtarët tanë, patriotët e komunitetit tanë të inteligjencës dhe populli amerikan meriton një politikë të zgjuar e të fuqishme të sigurisë kombëtare”.

“Presidenti Trump edhe njëherë i ka vënë interesat e veta politike para interesave të sigurisë kombëtare amerikane duke emëruar një Ushtrues Detyre të Inteligjencës Kombëtare – kualifikimi i vetëm i të cilit është besnikëria e tij absolute ndaj Trumpit”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë