Pellegrini qëndron në City - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pellegrini qëndron në City

NULL NULL
13/05/2015
Manuel Pellegrini nuk do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, njoftojnë të mërkurën mediat në ishull.

Ani pse City dështoi në të gjitha garat për të fituar të paktën një trofe, Pellegrini pritet të jetë trajner i kësaj skuadre edhe në sezonin e ardhshëm e në këtë mënyre shuhen zërat për largim të trajnerit kilian.

Më herët është raportuar se City po kërkon angazhimin e Pep Guardiolës, por pasi spanjolli ka bërë me dije se nuk do të largohet nga Bayern Munchen, atëherë Manchester City vendosi për mos ndryshime në shtabin teknik.

Pellegrini më herët e ka drejtuar edhe Villarealin, Real Madridin dhe Malgan.