Pellegrini: Kompany nuk është i gatshëm ende - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pellegrini: Kompany nuk është i gatshëm ende

NULL NULL
02/10/2015

Trajneri i Manchester City, Manuel Pellegrini, ka deklaruar se mbrojtësi, Vincent Kompany nuk është i gatshëm që të luajë në ndeshjet e kombëtares së Belgjikës.

Edhe pse Kompany është përfshirë në skuadër për ndeshjet me Andorrën dhe Izraelin, Pellegrini ka thënë se ai nuk është i gatshëm që të luajë.

Mbrojtësi belg ka munguar në katër ndeshjet e fundit për Citizens pas kishte pasur një dëmtim muskulor.

“Nuk mund që ta ndalë atë nëse e thërret kombëtarja, ai duhet të shkojë, por unë them se nuk do të mund të luajë”, ka thënë Pellegrini, transmeton Klan Kosova.