Pele pas operimit: “Jam gati të jetojë edhe 90 minuta, plus lojën shtesë” NULL NULL 15.09.2021 15:51 15.09.2021 15:51 Legjenda braziliane e futbollit, Pele, thotë se ndihet gati për “90 minuta, plus kohë shtesë” pas largimit nga kujdesi intensiv. 80 vjeçari u operua për të hequr një tumor nga zorra e trashë në spitalin “Albert Einstein” të Sao Paulos. “Unë tashmë jam larguar nga ICU dhe jam në dhomën time”, shkroi Pele në një postim në Instagram, duke falënderuar fansat për mbështetjen. “Unë vazhdoj çdo ditë më i lumtur, me shumë dëshirë për të luajtur 90 minuta, plus kohën shtesë. Ne do të jemi së bashku së shpejti”. Në shkurt 2020, djali i Peles, ish-portier i Santos, Edinho, tha se babai i tij nuk kishte vullnet të largohej nga shtëpia e tij sepse nuk mund të ecte pa ndihmë. Shëndeti i tij ka qenë shqetësues vitet e fundit, ai kishte një operacion të prostatës më 2015 pasi u pranua në spital për herë të dytë në gjashtë muaj, dhe përsëri për një infeksion urinar në vitin 2019. Tre herë fituesi i Kupës së Botës ka qenë duke u trajtuar në spital që nga 31 gushti, pasi tumori iu zbulua në testet rutinë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Pele është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Brazil me 77 gola në 92 ndeshje, dhe një nga vetëm katër lojtarët që kanë shënuar në katër turne të Kupës së Botës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.