Pejë: Sapo vëren policinë, i dyshuari e hedh në tokë qesen me substancë narkotike NULL NULL 10.05.2023 11:10 10.05.2023 11:10 Pasditen e së martës në rrugën “Ker Sadrija” në Pejë është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet që sapo ka vërejtur zyrtarët policorë, e ka hedhur në tokë një qese të vogël me substancë të dyshuar narkotike, e cila më pas është sekuestruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023